Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Një përditësim në Galaxy S23 përmirëson ndjeshëm kamerën

Rezultatet e kësaj që themi mund ti shikoni edhe në raportin e përpiluar nga Dxomark të Galaxy S23 Ultra.

Një përditësim në Galaxy S23 përmirëson ndjeshëm kamerën

Menjëherë pas përditësimi të muajit Prill ku Samsung solli përmirësime të ndjeshme të eksperiencës me kamerat e Galaxy S23, një tjetër përditësim madhor është duke mbërritur.

Përditësimi i ardhshëm i Galaxy S23 do të shtojë një opsion të ri 2x zmadhimi për modalitetin portret të kamerës së smartfonit. Lajmi u nda përmes një postimi në forumet komunitare të Samsung nga një përfaqësues i kompanisë.

Galaxy S23 vjen me zmadhim 3x dhe 10x falë lenteve telefoto duke ofruar një performancë të shkëlqyer në distancë, por kjo lë një hendek mes 1x dhe 3x ku cilësia ndikohet ndjeshëm në mënyrë negative.

Rezultatet e kësaj që themi mund ti shikoni edhe në raportin e përpiluar nga Dxomark të Galaxy S23 Ultra.

Por përdoruesit duan portrete në 2x që do të thotë se zakonisht ngelin me një cilësi disi më të dobët të 3x.

Është pikërisht një opsion i ri 2x që adreson këtë problem.

Opsioni në fjalë është shtuar së fundi nga rivali Kinez OPPO në smartfonin Find X6 Pro që vuante nga një hendek i ngjashëm zmadhimi dhe cilësie.

Është padyshim një funksionalitet që prodhuesit e smartfonëve duhet ti kushtojnë vëmendje të veçantë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: