Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Një problem kritik përplas Windows 10 me Gmail

Problemi i radhës vetëm sa shton shqetësimet rreth sistemit operativ të Microsoft i cili muajt e fundit ka demonstruar mungesë stabiliteti.

Përdoruesit e Gmail zbuluan se aplikacioni Mail në Windows 10 është duke fshirë ose zhvendosur e-mail-et në dosjen spam automatikisht.

Problemi i radhës vetëm sa shton shqetësimet rreth sistemit operativ të Microsoft i cili muajt e fundit ka demonstruar mungesë stabiliteti.

Konkretisht versioni më i fundit i Mail ka thyer konfigurimin e Gmail. Aktualisht e vetmja zgjidhje mbetet ose heqja e Gmail nga aplikacioni Mail ose konfigurimi manual IMAP.

Por çfarë e ka shkaktuar këtë problem? Gishtërinjtë e të gjithë tregojnë nga Përditësimi i Majit 2020 në Windows 10. Vetë Microsoft e ka konfirmuar problemin dhe mbetet shqetësimi kryesor i përdoruesve të Gmail të cilët po e përdorin në masë aplikacionin Mail në Windows 10.

Google është shprehur problemi qëndron në anën e Microsoft dhe mbetet në dorën e këtij të fundit për të përditësuar aplikacionin.

Një metodë sesi të shmangni fshirjen e e-mail-eve është kjo zgjidhje e përkohshme:

  1. Hapni Gmail.com dhe shkoni në Settings e më pas në Filters and blocked
  2. Në fushën “From” vendosni adresën tuaj
  3. Klikoni “Create Filter”
  4. Në faqen tjetër që hapet klikoni “Never send it to Spam”
  5. Klikoni “Create Filter”

Nuk është një zgjidhje ideale sepse krijon dy kopje të një e-mail-i por të paktën nuk do të humbisni informacione që mund të jenë shumë të rëndësishme për ju.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: