Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Një telefon i ri po vjen nga Samsung më 23 Shtator

Në evenimentin e fundit prezantoi një Galaxy Note të ri, kufje të reja, orë të re, një tablet të ri dhe një paraqitje paraprake të gjeneratës së dytë të Galaxy Z Fold.

Sapo ka kaluar një muaj që nga aktiviteti i fundit Unpacked i Samsung dhe kompania është gati për një tjetër.

Në evenimentin e fundit prezantoi një Galaxy Note të ri, kufje të reja, orë të re, një tablet të ri dhe një paraqitje paraprake të gjeneratës së dytë të Galaxy Z Fold.

Tani Samsung tha se më 23 Shtator kompania do të mbajë një aktivitet tjetër ku do të prezantojë Galaxy S20 Fan Edition i cili prej disa kohësh ka qarkulluar në disa rrjedhje informacionesh jo-zyrtare.

Me Fan Edition kompania është përqendruar tek rikthimi i trendit të flagshipëve me kosto të ulët. Me pak fjalë S20 Fan Edition do të jetë një version i shkurtuar i flagshipit kryesor Galaxy S20.

Linja e re ngjan më një ribrandim të linjës Lite. Specifikisht presim që telefonit të ketë ekran 6.4-inç dhe bateri masive prej 4,500 mAh.

Samsung do të transmetojë aktivitetin Unpacked më 23 Shtator live në uebsajtin e tij.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 11%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Xiaomi Mi Electric Scooter 1S

41,990 L
Kurseni: 5,000 L