Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Njihuni me dizajnin e OnePlus 8T përpara debutimit

Ngjyra e blertë e trashëguar nga modelet flagship të vitit do të mbetet. OnePlus do të prezantojë zyrtarisht 8T më 14 Tetor.

Në një video të publikuar ditën e sotme, OnePlus ka zbuluar dizajnin e plotë të OnePlus 8T përpara debutimit zyrtar.

Dizajni i OnePlus 8T është shumë ndryshe nga paraardhësi OnePlus 8. Kështu kompania ka vendosur që të largohet nga moduli qendror i kamerës për një modul të vendosur në cepin e majtë lart.

Është një surprizë sepse OnePlus ka përdorur dizajnin e kamerave qendrore prej disa vitesh. Në pamje të parë OnePlus 8T është shumë i ngjashëm me modelin me kosto të përballueshëm OnePlus Nord.

Ngjyra e blertë e trashëguar nga modelet flagship të vitit do të mbetet. OnePlus do të prezantojë zyrtarisht 8T më 14 Tetor.

Telefoni është konfirmuar me karikues të shpejtë 65W, një sensor i ri kamera, ekran 120Hz të rrafshët.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L