Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Nuk do të ketë një version mobile të World of Warcraft

Sipas Bloomberg loja kishte emrin e koduar Neptune dhe do të ishte një version mobile i lojës shumë popullore në desktop.

Nuk do të ketë një version mobil të World of Warcraft

Blizzard ka anuluar një version mobil të lojës World of Warcraft sipas një raporti të Bloomberg. Loja e ndërtuar në bashkëpunim me partnerin Kinez NetEase, ishte në zhvillim që prej 3 vitesh përpara se një konflikt lidhur me termat e financimit anuluan projektin.

Një përfaqësues i Blizzard tha se “nuk është e vërtetë që kemi pasur mosmarrëveshje financiare me një partner të besueshëm.”

Sipas Bloomberg loja kishte emrin e koduar Neptune dhe do të ishte një version mobile i lojës shumë popullore në desktop.

Anulimi vjen në një kohë kur Blizzard po investon në mënyrë agresive në tregun mobil. Në Maj zhvilluesit njoftoi lançimin e Warcraft Arclight Rumble dhe në Qershor debutoi Diablo Immortal.

Blizzard dhe NetEase kanë qenë partnerë që prej 2008-ës. Së bashku zhvilluan Diablo Immortal, Hearthstone dhe World of Warcraft. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Xiaomi 12

59,990 L