Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Nvidia prezanton kartat grafike RTX 4060 dhe RTX 4060 Ti me çmime agresive

Seritë e klasit 60 të kartave grafike janë zakonisht zgjedhja më popullor e gamerave në Steam dhe lançimi i RTX 4060 është hera e parë që shohim një seri RTX 40 nën 500 dollarë jo më 300 dollarë.

Nvidia prezanton kartat grafike RTX 4060 dhe RTX 4060 Ti me çmime agresive

Nvidia ka prezantuar zyrtarisht familjen e grafikave RTX 4060 ku përfshihet RTX 4060 Ti e cila debuton më 24 Maj për 399 dollarë dhe RTX 4060 që debuton në Korrik për 299 dollarë.

Një variant 16GB i RTX 4060 Ti do të shitet në Korrik për 499 dollarë. Seritë e klasit 60 të kartave grafike janë zakonisht zgjedhja më popullor e gamerave në Steam dhe lançimi i RTX 4060 është hera e parë që shohim një seri RTX 40 nën 500 dollarë jo më 300 dollarë.

RTX 4060 Ti do të mbërrijë me vetëm 8GB RAM ndërsa Nvidia ndau disa detaje rreth performancës që mund të presim në 1080p pavarësisht se modeli i kaluar RTX 3060 Ti ishte mëse i aftë të performonte në 1440p.

Ende duhet të presim për vlerësimet përfundimtare për të parë sesi krahasohet me rivalët brenda llojit pse jo edhe AMD. RTX 4060 Ti ka një performancë prej 22 teraflops dhe enkodues AV1 dhe konsumon më pak energji prej 160W.

Nvidia thotë se grafika konsumon mesatarisht 140W në gaming ndërsa RTX 3060 Ti konsumonte 197W.

Sakaq modeli bazë RTX 4060 ka performancë prej 15 teraflops me 8GB RAM, ose 4GB më pak sesa RTX 3060. Edhe këtu vihet re një efikasitet më i lartë duke konsumuar 110W në gaming krahasuar me 170W që konsumonte RTX 3060.

Kartat grafike debutojnë në një segment ku lojtarë të rinj kanë hyrë siç janë modele Arc të Intel. A750 kushton 289 dollarë dhe konkurronte me RTX 3060 ndërsa çmimi 299 dollarë i RTX 4060 është padyshim agresiv.

Gjithashtu AMD thuhet se është gati të debutojë RX 7600 me 8GB RAM.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: