Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Office në iPad tani funksionon me maus dhe trackpad

Office për iPad tani funksionon me trackpadin e tastierës Apple Magic për të naviguar mbi tekstin, fotot dhe objektet në Word, Excel dhe PowerPoint.

Microsoft solli mbështetjen për mause dhe trackpad në aplikacionin Office për iPad. Prodhuesi i softuerit premtoi të përditësonte aplikacionet për iPadOS në fillim të vitit dhe përditësimet tani janë live në App Store për Word, Excel dhe PowerPoint.

Office për iPad tani funksionon me trackpadin e tastierës Apple Magic për të naviguar mbi tekstin, fotot dhe objektet në Word, Excel dhe PowerPoint.@

Me kursorin mund të theksoni tekstin në Word, të ndryshoni madhësinë e imazheve dhe të përzgjidhni disa qeliza në Excel. Eksperienca është shumë e ngjashme me Office në PC ose Mac.

Së bashku me mbështetjen për trackpad dhe maus, Microsoft shtoi më shumë prej dizajnit Fluent në aplikacionet iPad. Word, Excel dhe PowerPoint kanë të gjithë pamje të rifreskuara dhe menuja me elementë të rinj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: