Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

OnePlus 8T mbërrin më 14 Tetor, nuk do të ketë një OnePlus 8T Pro

OnePlus 8T do të pasojë OnePlus Nord, një telefon 500 dollarësh që shumë e kanë quajtur rikthim i OnePlus në rangun e mesëm.

Që prej 2016-ës OnePlus të gjithë flagshipët e vitit i pasonte me modele të reja “T” në fund të vitit. OnePlus 8 dhe 8 Pro u prezantuan në Prill të vitit të kaluar dhe kompani apo përgaitet për një model OnePlus 8T.

Sot kompania tha se modeli i ri do të zbulohet zyrtarisht në një aktivitet online më 14 Tetor. Telefoni sipas kompanisë do të vijë me teknologji të reja dhe të përmirësuara.

OnePlus 8T do të pasojë OnePlus Nord, një telefon 500 dollarësh që shumë e kanë quajtur rikthim i OnePlus në rangun e mesëm.

Vitin e kaluar OnePlus 7T kishte një kamër ekstra dhe ekran 90Hz krahasuar me modelin OnePlus 7.

Sipas spekulimeve OnePlus 8T do të ketë ekran 120Hz krahasuar me 90Hz në OnePlus 8. Bateria do të jetë paksa më e madhe nga 4,300 në 4,500 mAh por mund të karikohen me teknologjinë 65W në vend të 30W.

Vitin e kaluar OnePlus prezantoi variantin T edhe për modelin Pro ndërsa këtë vit me sumë gjasa nuk do të ketë një model OnePlus 8T Pro.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: