Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

OnePlus do të shesë një orë inteligjente

Gjithashtu OnePlus pritet të lançojë gjeneratën e re të smartfonëve OnePlus 9 dhe 9 Pro në Mars të 2021 dhe ora mund të debutojë së bashku me to.

OnePlus do të shesë një orë inteligjente

Oneplus është duke punuar në një orë inteligjente dhe ka planifikuar ta lançojë në fillim të vitit të ardhshëm zbuloi CEO i kompanisë në rrjetin social Twitter Pete Lau.

Në 2016-ën bashkëthemeluesi i OnePlus, Carl Pei, ndau disa skeçe të orës përpara se kompania të tërhiqej plotësisht nga projekti në fjalë. Në fund vendosi të përqendrohej vetëm tek smartfonët.

Megjithatë vitin e kaluar shumë gjëra ndryshuan tek OnePlus. Kompania filloi të shesë produkte të tjera përveç smartfonëve siç ishin kufjet wireless OnePlus Buds. Hapi i radhës logjik është padyshim një orë inteligjente.

Mbetet për tu parë se çfarë sistemi operativ do të përdorë ora, nëse ka për të qenë Google WearOS apo një tjetër. Vetë kompania nuk ka konfirmuar diçka të tillë.

Gjithashtu OnePlus pritet të lançojë gjeneratën e re të smartfonëve OnePlus 9 dhe 9 Pro në Mars të 2021 dhe ora mund të debutojë së bashku me to. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: