Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

OnePlus lançon një rrip fitnesi

Pajisja është dizajnuar posaçërisht për fitnes duke qenë se mund të monitorojë rrahjet e zemrës dhe nivelet e oksigjenit. Vjen me 13 modalitete ushtrimore.

OnePlus lançon një rrip fitnesi

OnePlus prezantoi ditën e sotme gjurmuesin e parë të fitnesit, OnePlus Band, me një monitor zemre dhe oksigjeni, gjurmues të gjumit dhe ushtrimeve fizike dhe jetëgjatësi baterie prej 2 javësh.

Funksion me Android dhe jo iOS. OnePlus tha se përshtatshmëria me iPhone do të shtohet në të ardhmen. OnePlus Band do të fillojë shitjet në Indi nga data 13 Janar për 34 dollarë ndërsa ende nuk është folur për disponueshmërinë globale.

Pajisja është dizajnuar posaçërisht për fitnes duke qenë se mund të monitorojë rrahjet e zemrës dhe nivelet e oksigjenit. Vjen me 13 modalitete ushtrimore.

Gjithashtu ka gjurmues të gjumit dhe mund të ofrojë njoftime së bashku me kontrollet e muzikës apo kamerës.

Sa i përket harduerit, OnePlus Band ka ekran OLED 1.1-inç me rezolucion 126×294 dhe rrip prej silikoni. Është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit deri në 50 metra për 10 minuta falë certifikimit IP68.

Së fundi OnePlus thotë se bateria prej 100 mAh mund të mbajë karikim për 2 javë. Rripi menaxhohet përmes aplikacionit OnePlus Health që mund të shkarkohet në Android. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: