Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

OnePlus ndjek hapat e Samsung

Për specifikat e telefonit shumë pak flitet megjithatë të sigurta janë dy: procesori Snapdragon 875 dhe ekrani OLED me frekuencë të lartë rifreskimi.

Detajet e para të OnePlus 9 kanë filluar të shfaqen dhe i pari prej tyre është data e debutimit.

Edhe pse nuk ka vendosur një datë fikse, debutimi i OnePlus 9 mund të ndodhë 1 muaj përpara serive OnePlus 8 që mbërritën në 14 Prill 2020.

Për specifikat e telefonit shumë pak flitet megjithatë të sigurta janë dy: procesori Snapdragon 875 dhe ekrani OLED me frekuencë të lartë rifreskimi.

OnePlus 8 Pro solli rezistencë ndaj ujit, karikim wireless dhe presim që këto veçori të shfaqen gjithashtu tek modeli i ardhshëm.

Nuk është hera e parë që një kompani vendos të prezantojë më herët flagshipët e 2021. Samsung pak ditë më parë u raportuar se Galaxy S21 do të lançohet në Janar të 2021 ndryshe nga S20 që u prezantua në Shkurt.

Përpara debutimit të OnePlus 9, thuhet se kompania do të lançojë dy modele buxhetor OnePlus Nord N10 5G dhe N100 ku i pari ka procesor të rangut të mesën Snapdragon 690 dhe i dyti procesor të rangut të ulët Snapdragon 460.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: