Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

OnePlus Nord është telefoni që pjesa më e madhe e përdoruesve duhet të blejë

Me prezantimin e sotëm të modelit OnePlus Nord, kompania thotë se po i rikthehet misionit të saj të vërtetë ndërsa do të vazhdojë aventurën në segmentin e lartë flagship.

Ndërsa prodhuesit e njohur të smartfonët të segmentit të lartë ishin duke eksploruar mundësinë për të përfituar nga segmenti i mesëm, çmimet e OnePlus ishin duke u rritur gradualisht.

Është e vërtetë se kompania asnjëherë nuk kapërceu çmimin 1,000 dollarë, por për ata që e njohin mirë historinë e saj e dinë sesa larg qëndron sot nga misioni me të cilin nisi: telefonët të segmentit të lartë me çmime tejet konkurruese.

Me prezantimin e sotëm të modelit OnePlus Nord, kompania thotë se po i rikthehet misionit të saj të vërtetë ndërsa do të vazhdojë aventurën në segmentin e lartë flagship.

Me pak fjalë nuk është ndryshe nga taktika e ndjekur prej Apple, Google dhe Samsung të cilët ofrojnë të gjithë flagshipë buxhetorë në përgjigje të trendeve konsumatore.

Produkti është dizajnuar për Evropën dhe kushton 399 euro. Për këtë çmim blerësit marrin një telefon 5G me procesorin Snapdragon 765G. Nuk është një flagship i vërtetë dhe këtë e di mjaft mirë OnePlus sepse procesori më i fuqishëm Snapdragon 865 është ruajtur për OnePlus 8 që kushton disa qindra dollarë më shumë.

Në disa aspekte është treguar konservatore e në disa të tjera dorëlëshuar. Dizajni është padyshim premium, ashtu si edhe ekrani duke mos i ngjarë aspak një telefoni të rangut të mesëm që jemi mësuar.

Ekrani prej 6.44-inç 1080p AMOLED ka atë që çdo smartfon sot po e përdorur si arsye për të joshur blerës të rinj: ekranin 90Hz. Karikim Warp 30T dhe kamerën 48-megapiksel e merr nga OnePlus 8.

Në pjesën e pasme janë katër kamera: kryesore 48-megapiksel, kënd super të gjerë 8-megapiksel, macro 2-megapiksel dhe një sensor thellësie 5-megapiksel. Ka të njëjtin sensor Sony IMX586 si OnePlus 8.

Në pjesën frontale janë dy kamera selfie: një 32-megapiksel dhe një me kënd super të gjerë 107-gradë 8-megapiksel. Pyetja është çfarë impakti do të ketë procesori më pak i fuqishëm Snapdragon 765G në performancën e kamerës.

Vitet e fundit përpunimi në anën e softuerit ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme në cilësinë fotografike. Me këtë sensor OnePlus ka një eksperiencë të gjatë që nga OnePlus 7 dhe tashmë e ka rafinuar në aspektin e softuerit.

Ekrani 90Hz e bën përdorimin e telefonit një eksperiencë më vete përveç kornizave të cilat janë zvogëluar si asnjëherë më parë.

Bateria prej 4,115 mAh duhet të sigurojë një ditë të plotë përdorim dhe falë integrimit të 5G në Snapdragon 765G impakti në jetëgjatësi nga procesori do të jetë më i vogël sesa ai në OnePlus 8 që ka një modem 5G veçmas.

Nord do të dalë në shitje në Evropë më 4 Gusht me çmim bazë 399 euro për modelin 8GB RAM dhe 128GB memorie. Modeli 12GB RAM dhe 256GB memorie do të kushtojë 500 euro. Për momentin fokusin kryesor e ka në Evropë dhe Indi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: