Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Pas 4 vitesh pritje Microsoft lançon funksionalitetin e shumëkërkuar

Me një version eksperimental të Windows 11 lëshuar ditën e sotme kompania ka vendosur ta provojë përsëri

Pas 4 vitesh pritje Microsoft lançon funksionalitetin e shumëkërkuar

Kanë kanë kaluar katër vite që kur Microsoft testoi e më pas braktisi idenë e implementimit të tabeve në File Explorer në Windows 10.

Me një version eksperimental të Windows 11 lëshuar ditën e sotme kompania ka vendosur ta provojë përsëri. Në blogun e Windows Insider Microsoft sqaron se ndërtimi 25136 i Windows 11-ës është duke testuar File Explorer me tabe në mënyrë që përdoruesit të kapërcejnë më shpejt nga një direktori tek një tjetër pa pasur nevojë të hapur dritare të re.

Në të njëjtën kohë është përfshirë një panel navigimi eksperimental që liston butonin “Home” të parin ndjekur nga direktoritë e OneDrive dhe më pak direktoritë që keni fiksuar për akses të shpejtë ndjekur nga “This PC” dhe “Network” mëposhtë.

Funksionaliteti tjetër që vlen të përmendet i këtij versioni eksperimental është përmbajtja dinamike e widgets në taskbarin e Windows 11. Është përmendur edhe një përditësim i aplikacionit Notepad me mbështetje për pajisjet ARM64.

Një përditësim në Media Player është bërë i disponueshëm për insajderët me mbështetje për luajtjen e CD-ve. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: