Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Pasuria e njeriut më të pasur të botës theu rekordet e historisë

Bezos mori titullin si njeriu më i pasur i botës në Korrik të 2017-ës edhe pse zgjati vetëm pak ditë.

Gjërat po shkojnë më së miri për Jeff Bezos. Madje shumë mirë. Aksionet e Amazon u rritën në vlera rekord dhe kompania që Bezos themeloi 26 vite më parë sot ka vlerë prej 1.54 trilionë dollarë.

Bezos që ka 11.1% të kompanisë ka një pasuri prej 182.6 miliardë dollarë, rekordi më i ri në listën e më të pasurve të botës së Forbes.

Aksionet e Amazon ranë me 15% në dy javët e para të muajit Mars dhe tashmë janë kthyer duke u rrit me 80%. Bezos mori titullin si njeriu më i pasur i botës në Korrik të 2017-ës edhe pse zgjati vetëm pak ditë.

Në Tetor të 2017-ës përsëri u ngjit në pikën më të lartë. Një vit më vonë pasuria e tij arriti 160 miliardë dollarë. Aktualisht është 70.2 miliardë dollarë më i pasur sesa Gates i cili është i dyti me pasuri prej 110.4 miliardë dollarë.

¼ e pasurisë së tij Bezos e transferoi tek gruaja e tij pas divorcimi e cila sot ka 59.8 miliardë dollarë pasuri. Nëse Bezos do të kishte mbajtur pasurinë e plotë, sot do të kishte 240 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: