Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

PCIe 7 është 8 herë më e shpejtë sesa PCIe 5

E gjitha kjo shpejtësi varet nga pajisjet dhe prodhuesit e çipeve. Gjenerata e 12-të Intel Alder Lake debutuar në Janar të 2022 do të mbështesë PCIe 5.0 ndërsa çipet AMD 7000 Zen4 do të sjellin PCIe 5.0 në fund të vitit.

PCIe 7 është 8 herë më e shpejtë sesa PCIe 5

Komiteti PCI-SIG ka zbuluar standardin më të fundit PCI Express 7.0 me shpejtësi disa herë më të larta edhe pse ende jemi duke pritur gjeneratën PCIe 5 të mbërrijë tek më shumë kompjuterë.

Përcaktuar për tu lançuar në 2025 dhe me shumë gjasa të arrijë në 2027, PCIe 7 ofron shpejtësi deri në 512GB/s, ose 8 herë më shumë sesa PCIe Express 5.0.

Shpejtësia 512GB/s me dy drejtim të PCIe 7 do të jetë të disponueshme për 16 lidhjeve. Ende është dy herë më i lartë sesa PCI 6.0 që pritet të debutojë në fund të vitit.

E gjitha kjo shpejtësi varet nga pajisjet dhe prodhuesit e çipeve. Gjenerata e 12-të Intel Alder Lake debutuar në Janar të 2022 do të mbështesë PCIe 5.0 ndërsa çipet AMD 7000 Zen4 do të sjellin PCIe 5.0 në fund të vitit.

SSD-të e para për konsumatorët me PCIe 5.0 vetëm sa kanë mbërritur me shpejtësi deri në 13GB/s.

Në mesin e veçorive të tjera, PCIe 7.0 do të sjellë rritje të efikasitetit të energjisë dhe pajtueshmëri me gjenerata e kaluara. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: