Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Për herë të parë iOS kalon Android në një treg tregjeve kryesore

Në ditët e para të iPhone, iOS nuk kishte asnjëherë një pjesë tregu që i afrohet 50%. Kompani si BlackBerry, Nokia dhe Motorola dominon këtë treg.

Për herë të parë në SHBA ka më shumë iPhone sesa çdo lloj smartfoni tjetër. Duke cituar të dhënat e Counterpoint Research, Financial Times raportoi se iPhone për herë të parë parakaloi Android duke zënë 50% të tregut të smartfonëve në SHBA.

Kështu Apple arriti nivelin më të lartë regjistruar ndonjëherë në tregun e smartfonëve.

Në ditët e para të iPhone, iOS nuk kishte asnjëherë një pjesë tregu që i afrohet 50%. Kompani si BlackBerry, Nokia dhe Motorola dominon këtë treg.

Në 2010-ën, vetëm dy vite nga debutimi i tij, Android parakaloi iOS si sistemi operativ mobil më i përdorur. Që atëherë platforma e Google zotëronte vazhdimisht 70% të tregut.

Në SHBA iPhone gjithnjë ka pasur një pjesë më të lartë tregu krahasuar me pjesën tjetër të botës. Në tre mujorin e dytë të 2022, Apple dominoi segmentin e smartfonëve Premium me 57% të shitjeve dhe nuk po shfaq asnjë shenjë ngadalësimi.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: