Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Përdoruesit Android tashmë mund të aksesojnë më lehtë menaxherin e fjalëkalimeve të Google

Tashmë përdoruesit mund të shtojnë një shkurtesë të menaxherit në telefonin dhe tabletin Android.

Përdoruesit Android tashmë mund të aksesojnë më lehtë menaxherin e fjalëkalimeve të Google

Ndërsa Google prej kohësh ka ofruar një menaxher fjalëkalimesh, aksesimi i tij në telefonët Android nuk ka qenë i thjeshtë.

Përpara një përditësimi së fundi të Google Play Services, duhej të navigonit në seksionin e privatësisë së cilësimeve Android për të gjetur një opsion për lançimin e tij.

Tashmë përdoruesit mund të shtojnë një shkurtesë të menaxherit në ekranin home të telefonit dhe tabletit Android.

Opsioni bëhet i disponueshëm pasi të keni përditësuar Google Play Services në versionin 22.18. Mënyra më e lehtë për ta bërë është duke klikuar në lidhjen direkte të softuerit në Play Store dhe manualisht shkarkuar versionin e fundit.

Pasi të keni përditësuar, hapni aplikacionin Settings dhe navigoni tek seksioni “Privacy” dhe më pas “Autofill service from Google,” ndjekur nga “Passwords.” Kështu do të lançoni Google Password Manager.

Duke klikuar ikonën në formë ingranazhi hyni në menunë e konfigurimit dhe do të vëreni opsionin “Add shrtcut to your home screen.”

As procesi i thjeshtuar nuk është aq i lehtë për tu ndjekur por të paktën pasi të keni përfunduar këtë procedurë mund të modifikoni fjalëkalimet dhe aksesoni ato më lehtë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: