Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Përdoruesit e Facebook do të mund të krijojnë 5 profile të ndryshme me një llogari të vetme

Testimi i raportuar nga Bloomberg mesa duket është një përgjigje e Facebook përballë rënies së angazhimit dhe numri të përdoruesve aktivë të platformës.

Përdoruesit e Facebook do të mund të krijojnë 5 profile të ndryshme me një llogari të vetme

Facebook është duke testuar një funksion që ju jep përdoruesve mundësinë për të krijuar deri në 5 profile në platformë, një kthesë për kompaninë e cila ka një politikë që lejon përdoruesit të kenë një llogari për një identitet.

Testimi i raportuar nga Bloomberg mesa duket është një përgjigje e Facebook përballë rënies së angazhimit dhe numri të përdoruesve aktivë të platformës.

“Për të ndihmuar njerëzit të kenë eksperienca unike bazuar në interesa dhe marrëdhëniet e tyre, jemi duke testuar për një mënyrë sesi njerëzit të kenë më shumë se një profil me një llogari të vetme Facebook,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Nuk është e qartë sesi testimi i parë do të bëhet apo nëse Facebook planifikon ta bëjë gjerësisht të disponueshëm. Ky ndryshim mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi njerëzit ndërveprojnë në rrjetin social.

Është një distancim madhor i Facebook nga politika që kërkon emra të vërtetë në platformë. Ndryshe nga Instagram ku përdoruesit mund të krijojnë disa llogari pa kërkuar emrat e tyre realë, Facebook ka rregulla strikte për identitetet dhe vazhdimisht penalizon përdoruesit që kanë disa llogari.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: