Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Përdoruesit e Twitter mund të ndajnë cicërimat në Snapchat

Përdoruesit mjafton të jenë të kyçur në Snapchat në telefonin e tyre për të aksesuar direkt funksionalitetin duke klikuar “Share” mbi një cicërimë të caktuar.

Përdoruesit e Twitter mund të ndajnë cicërimat në Snapchat

Twitter lançoi ditën e Enjte një opsion të ri në aplikacionin mobil i cili ndan cicërimat direkt në aplikacionin Snapchat në përpjekje për të tërhequr më shumë përdorues drejt platformës.

Përdoruesit në iOS të aplikacionit mund të publikojnë cicërimat në Twitter në histori të Snapchat dhe ti dërgojnë si mesazhe individuale në Snapchat duke klikuar ikonën e shpërndarjes.

Funksioni pritet të vijë së shpejti edhe për përdoruesit Android. Twitter tha se do të fillojë testimin e një funksioni të ngjashëm për historitë në Instagram por vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish.

Përdoruesit mjafton të jenë të kyçur në Snapchat në telefonin e tyre për të aksesuar direkt funksionalitetin duke klikuar “Share” mbi një cicërimë të caktuar.

Por funksioni vlen vetëm për cicërimat që vinë nga llogaritë publike dhe jo ato të mbrojtura.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: