Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Përdoruesit kritikojnë logon e re të Gmail

Shërbimi debutoi për herë të parë në 2004 dhe është ridizajnimi i 5-tëi saj. Deri më sot të gjitha versionet e logos së Gmail kanë qenë me ikonën e një zarfi që ngjante me germën M.

Google është ballafaquar me kritika për logon e re të Gmail. Kompania lançoi javën e kaluar logon e re si pjesë e një përditësimi në Chrome dhe përdoruesit e Google filluan të vinin re ndryshimin me tu hapur Gmail.

Vetë shërbimi nuk ka ndryshuar aspak por nuk i ndalon përdoruesit të ankohen për ndryshimet kozmetike në platformën e e-mail-it. Logoja e re me germën M ka katër ngjyra: blu, verdhë, kuqe dhe jeshile.

Shërbimi debutoi për herë të parë në 2004 dhe është ridizajnimi i 5-tëi saj. Deri më sot të gjitha versionet e logos së Gmail kanë qenë me ikonën e një zarfi që ngjante me germën M.

Versioni që kishim deri para pak ditësh ka debutuar në 2013-ën. Arsyeja pse Google ridizajnoi logon është që ta sillte në një linjë me brendin e ri të Google Workspace.

Aplikacionet që kanë marrë logo të reja janë Calendar, Drive, Docs dhe Meet. Duke qenë se Gmail është shërbimi më i përdorur, ndryshimi ka qenë më i dukshëm.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L