Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Përdoruesit me pagesë të YouTube mund të zmadhojnë në video

Aktualisht funksioni është i disponueshëm vetëm për testim. Përdoruesit mund të zmadhojnë deri në 8X.

Përdoruesit me pagesë të YouTube mund të zmadhojnë në video

YouTube po teston një funksionalitet të ri për aplikacionet mobile dhe vetëm përdoruesit me pagesë duke i lejuar të zmadhojnë në çdo video.

Konkretisht funksionaliteti “pinch-to-zoom” mundëson zmadhimin në video në modalitetet portret dhe tablo.

Sipas kompania funksioni do të mbetet në testim deri më 1 Shtator duke i dhënë YouTube një muaj kohë për të grumbulluar feedbackun e përdoruesit dhe rafinuar funksionin.

Për të aktivizuar pinch-to-zoom hapni aplikacionin YouTube dhe shkoni tek Settings në telefon ose uebsajt. Për sa kohë të jeni abonent me pagesë i YouTube Premium, do të vini re një seksion “Try New Features.”

Aktualisht funksioni është i disponueshëm vetëm për testim. Përdoruesit mund të zmadhojnë deri në 8X.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: