Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Pinterest bëhet aplikacioni i radhës që adopton formatin “Stories”

Ndryshimi pritet të rrisë angazhimin në platformë dhe të inkurajojë krijuesit të publikojnë më shumë përmbajtje.

Pinterest bëhet aplikacioni i radhës që adopton formatin “Stories”

Pinterest është bërë aplikacioni më i fundit që adopton formatin e historive të Snapchat adoptuar edhe nga aplikacione të tjera si Facebook, Instagram, Twitter, WhatsApp, YouTube e madje edhe Linkedin.

Është një ndërfaqe shumë e ngjashme me këto që ka përdorur median sociale duke marrë ca nota dizajni nga Instagram, Twitter, Facebook Messenger. Historitë e Pinterest filluan të shfaqen në iOS dhe Android.

“Story Pins” u prezantuan për herë të parë në Shtator. Ato funksionin pothuajse si çdo format tjetër “story” me video të shkurtra që mund të kaloni nga njëra tek tjetra duke tërhequr majtas ose djathtas.

Në fillim “Story Pins” shfaqeshin njëlloj si çdo postim tjetër po tani qëndrojnë në krye të aplikacionit. Ndryshimi pritet të rrisë angazhimin në platformë dhe të inkurajojë krijuesit të publikojnë më shumë përmbajtje.

Por Pinterest Stories nuk janë njëlloj si në aplikacionet e tjera dhe video qëndrojnë e ruhen në librari. Megjithatë kanë një kufizim, jo kushdo mund ti krijojë. Ato ofrohen vetëm për bizneset dhe krijuesit e aprovuar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: