Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Play Store është përhapësi më i madh i aplikacioneve të dëmshme

Në total hulumtuesit analizuan 34 milionë APK (instalime aplikacionesh Android) për 7.9 milionë aplikacione unike. Ata arritën në përfundimin se 10-24% e këtyre aplikacioneve ishin maluerë dhe keqdashës.

Play Store është përhapësi më i madh i aplikacioneve të dëmshme

Dyqani zyrtar i aplikacioneve Android, Google Play Store, është identifikuar si burimi kryesor i përhapjes dhe instalimit të maluerëve në pajisjet Android sipas një studimi të fundit akademik i cili konsiderohet të jetë ndër më të mëdhenjtë deri më sot.

Duke përdorur të dhënat telemetrike të NortonLifeLock (ish-Symantec) hulumtuesit analizuan origjinën e instalimit të aplikacioneve në mëse 12 milionë pajisje Android përgjatë një periudhe 4-mujore Qershor-Shtator 2019.

Në total hulumtuesit analizuan 34 milionë APK (instalime aplikacionesh Android) për 7.9 milionë aplikacione unike. Ata arritën në përfundimin se 10-24% e këtyre aplikacioneve ishin maluerë dhe keqdashës.

Megjithatë fokusi i tyre ishte jo sa prej tyre janë maluerë por nga e kanë origjinën dhe i ndanë në 12 kategori madhore.

Rezultati tregoi se 67% e aplikacioneve të dëmshme të instaluara vinin nga Google Play Store. Në vendin e dytë dhe të largët ishin tregjet alternative të aplikacioneve me 10% të aplikacioneve të dëmshme të instaluara.

Pavarësisht këtyre shifrave të frikshme Play Store tregoi se mashtrime me aplikacione duke pozuar si aplikacione legjitime ishte shumë të vogla.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: