Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

PlaySation Now arrin në 2.2 milionë abonentë

Sony e lançoi shërbimin 5 vite më parë dhe rritja ka qenë e ngadaltë. Xbox Game Pass, konkurrenti kryesor, ka akumuluar 10 milionë abonentë që prej 2017.

Sony tha se ka 2.2 milionë abonentë në PlayStation Now, shërbimin cloud gaming i cili ofron akses në tituj të palëve të treta.

PlayStation Now ka dyfishuar numrin e të abonuarve krahasuar me një vit më parë kur Sony raportoi 1 milionë abonentë. Rritja e numrit të abonentëve vjen edhe pasi Sony reduktoi koston nga 19.99 dollarë në muaj në 9.99 dollarë në muaj.

Sony e lançoi shërbimin 5 vite më parë dhe rritja ka qenë e ngadaltë. Xbox Game Pass, konkurrenti kryesor, ka akumuluar 10 milionë abonentë që prej 2017.

Shërbimin online gaming i Sony gjithashtu po rritet. PlayStation Plus arriti në 41.5 milionë abonentë në fund të muajit Mars, një rritje me 5 milionë vetëm vitin e kaluar.

Shifrat janë rritur edhe gjatë pandemisë së koronavirusit me njerëzit të kyçur brenda shtëpive dhe në kërkim të dëfrimit.

Copyright: © PCWorld Albania