Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Procesorët e ardhshëm AMD debutojnë në Vjeshtë me arkitekturën 5-nanometër

Së bashku me procesorët e rinj flagship, AMD do të sjellë edhe folenë AM5 të procesorit duke kaluar në LGA me 1718 gjilpëra por që ftohësit AM4 do të funksionon me procesorët e rinj.

Procesorët e ardhshëm AMD debutojnë në Vjeshtë me arkitekturën 5-nanometër

Procesorët e ardhshëm Ryzen 7000 të AMD do të vinë me një risi: janë procesorët e parë desktop 5-nanometër. Gjatë prezantimit në konferencën Computex, CEO e AMD Lisa Su konfirmoi se çipet e reja Ryzen 7000 do të vinë në Vjeshtë.

Disa prej karakteristikave të procesorëve të rinj janë bërthamat 5-nanometër Zen 4 si dhe një I/O e ridizajnuar prej 6-nanometër e cila përfshin grafikat RDNA2, DDR5 dhe PCIe 5.0.

Në fillim të muajit Maj AMD konfirmoi planet për të lançuar procesorët Ryzen 7000 me emrin e koduar “Dragon” për laptopët në 2023.

Duke qenë se prezantimi në Computex ishte i shkurtër, detajet rreth Ryzen 7000 janë të pakta. Kompania premton 15% më shumë performancë për bërthamë por mbetet për tu parë performanca në tërësi domos me Intel që ka bërë progres të madh me gjeneratën 12-të.

Së bashku me procesorët e rinj flagship, AMD do të sjellë edhe folenë AM5 të procesorit duke kaluar në LGA me 1718 gjilpëra por që ftohësit AM4 do të funksionon me procesorët e rinj.

Pllakat e reja amë do të ofrojnë deri në 24 kanale PCIe 5.0, deri në 14 porta USB me shpejtësi 20Gbps, deri në 4 porta HDMI 2.1 dhe dy porta DisplayPort.

Pllakat do të ndahen në tre kategori: B650 për masat, X650 për entuziastët dhe X650 Extreme për sistemet me ngarkesë të lartë.

Duke qenë se Intel nuk do të ketë një çip desktop 7-nanometër të paktën deri vitin e ardhshëm, AMD pritet edhe njëherë të marrë drejtimin në performancë. Por nisur nga performanca e lartë e çipeve të gjeneratës së 12-të Intel, diferencat kësaj here pritet të jenë më të ngushta.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: