Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Procesorët e ardhshëm Intel thyejnë barrierën 6Ghz

Në të vërtetë ky çip ishte i përshpejtuar ku arriti frekuencën 6Ghz dhe këtë e bëri përdorur një ftohës standard.

Procesorët e ardhshëm Intel thyejnë barrierën 6Ghz

Procesorët Intel Raptor Lake janë shfaqur nëpër disa testime ndërsa i afrohemi dita ditës zbulimit të gjeneratës së 13-të. Testimet zakonisht tregonin sesa i shpejtë i9-13900K ishte në krahasim me i9-12900K ndërsa tani mësuam se flagshipi i ardhshëm i Intel do të arrijë një frekuencë deri në 6.2Ghz.

Në të vërtetë ky çip ishte i përshpejtuar ku arriti frekuencën 6Ghz dhe këtë e bëri përdorur një ftohës standard.

Por nuk është vetëm 13900K që është dërguar në këto nivele frekuence të papara deri më sot. Modeli tjetër, i7-13700K gjithashtu theu barrierën 6Ghz dhe në testimet e CPU-Z vihet re frekuenca 6185Mhz shpërndarë nga llogari në Twitter QXE.

Normalisht nuk duhet të prisni që procesori juaj 13700K kur të debutojë dhe të funksionojë në 6Ghz, megjithatë testimet e bëra prej QXE zbulojnë se gjenerata e 13-të Raptor Lake do të mund të funksionojë më mirë në voltazhe më të larta sesa Alder Lake.

Sipas spekulimeve presim që procesorët e rinj të Intel të mbërrijnë në Tetor. Nëse planet nuk ndryshojnë, atëherë do të jenë procesorët Ryzen 7000 ata që do të zyrtarizohen të parët ndërsa poërgatitemi për një prej rivaliteteve më të egra në historin e procesorëve. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: