Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Procesorët e rinj AMD shkojnë për laptopët “low-cost”

Teknikisht janë çipet e para të serive Ryzen 7000 për platformat mobile të AMD. Tre të parët janë Ryzen 5 7520U, Ryzen 3 7320U dhe Ahtlon Gold 7220U.

Procesorët e rinj AMD shkojnë për laptopët “low-cost”

AMD prezantoi sot modelet e reja të procesorëve për laptopët Ryzen 7020 dhe Athlon 7020. Çipet, të cilët konkurrojnë me Core i3, do të shkojnë për pajisje me konsum të ulët energjie që AMD i quan laptopë “të përditshëm.”

Teknikisht janë çipet e para të serive Ryzen 7000 për platformat mobile të AMD. Tre të parët janë Ryzen 5 7520U, Ryzen 3 7320U dhe Ahtlon Gold 7220U.

Të tre kanë një TDP prej 8-15 vat dhe grafikat Radeon 610M. Dy modelet Ryzen kanë 6MB cache dhe 4 bërthama me 8 threads ndërsa Athlon ka 2 bërthama dhe 4 threads. Çipet janë ndërtuar mbi arkitekturën “Zen 2” 6-nanometër.

Zen 2 nuk është një arkitekturë e re dhe është lançuar në 2019-ën. Këto çipe do të shkojnë vetëm për laptopët me kosto të ulët. Acer Aspire 3 është një laptop që do të ketë këto çipe dhe kushton afro 400 dollarë.

AMD pretendon se çipet ofrojnë 12 orë jetëgjatësi baterie dhe thotë se mundin Core i3 në produktivtet dhe performancë me shumë aplikacione. Ndërsa Radeon 610M do të ofrojë eksperiencë gaming më të mirë që kemi parë në një laptopë buxhetor.

Normalisht një laptop i kësaj kategorie nuk blihet për gaming.

Copyright: © PCWorld Albania