Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Procesorët e rinj të Intel do të mundësojnë laptopë më të hollë dhe të lehtë

Krahas procesorëve të rinj, Intel zbuloi Intel Evo i cili duhet ta bëjë më të lehtë për konsumatorët të gjejnë laptopin që po kërkojnë dhe të marrin maksimumin prej tij.

Intel prezantoi gjeneratën e 11 të procesorëve Tiger Lake të cilët do ti bëjnë laptopët e rinj më të hollë dhe më të lehtë.

Krahas procesorëve të rinj, Intel zbuloi Intel Evo i cili duhet ta bëjë më të lehtë për konsumatorët të gjejnë laptopin që po kërkojnë dhe të marrin maksimumin prej tij.

Ndërsa mbetet zhgënjyeses fakti se kompania nuk ka bërë progres në drejtim të arkitekturën 7-nanometër si konkurrenti AMD, Intel po përpiqet që gjeneratën e 11 të procesorëve ta bëjë më joshës për konsumatorët.

Intel Evo është iniciativave “ultrabook” e Intel. Laptopët e certifikuar Intel Evo me gjeneratën e 11, do të zgjohen nga gjumi në më pak se 1 sekondë, të kenë 9 orë jetëgjatësi baterie me ekran 1080p dhe të kenë teknologjinë e karikimit të shpejtë.

Por le të flasim për procesorët e rinj. Çipet Tiger Lake vinë në dy pako: një me 12 deri në 28-vat dhe një 7 deri në 14-vat. Falë kësaj prodhuesit kanë më tepër fleksibilitet në dizajne.

Çipi Tiger Lake më i shpejtë do të jetë i7-185G7 me grafikat Intel Xe dhe shpejtësi mes 3 deri në 4.8Ghz Turbo. Për laptopët procesori më i shpejtë është i7-1160G7 me grafika Iris Xe dhe frekuencë 1.2 deri në 4.4Ghz Turbo.

Në terësi do të vëreni deri në 20% më shumë performancë procesorike dhe grafika krahasuar me gjeneratën e kaluar Ice Lake.

Sa i përket grafikave Xe, ato nuk janë një zëvendësues i një karte grafike diskrete për adhuruesit e gaming, por Intel tregoi nivele impresionuese performance. Për shembull krahasoi një procesor të gjeneratës së 11 me grafikat Xe dhe me Nvidia MX350 ku i pari gjeneroi 55fps dhe i dyti 50fps. AMD Ryzen 4800U arriti maksimumin prej 31fps.

Për të arritur një frekuencë më të lartë sesa gjenerata e kaluar, Intel ka përdorur një proces përpunimi të tranzistorëve quajtur “SuperFin”. Intel thotë se këto procesorë përfaqësojnë përmirësimin më të madh të performancës dhe shpejtësisë mbi një gjeneratë.

Një arkitekturë 7-nanometër padyshim do të ishte ajo çfarë presim nga Intel, megjithatë kompania ende gjen potencial tek 10-nanometër. Procesorët e rinj Tiger Lake debutojnë sot në disa modele laptopësh nga prodhuesi ASUS, Dell dhe Acer.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L