Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Procesori flagship Intel Core i9-13900K thyen rekordet e frekuencës

Ajo që bie në sy është frekuenca turbo e një bërthame të vetme që arrin në 5.7Ghz. Në foton e paraqitur mund të shikoni detajet e procesorit dhe sistemi mbi të cilin është testuar.

Procesori flagship Intel Core i9-13900K thyen rekordet e frekuencës

Një testim i performancës së Core i9-13900K është zbuluar në databazën online të GeekBench. Procesori flagship i gjeneratës së 13-të ka 24 bërthama dhe 32 threads me një frekuencë bazë prej 3.0Ghz dhe turbo 5.5Ghz.

Ajo që bie në sy është frekuenca turbo e një bërthame të vetme që arrin në 5.7Ghz. Në foton e paraqitur mund të shikoni detajet e procesorit dhe sistemi mbi të cilin është testuar.

Çipi shënon 2,133 pikë në testimin me një bërthamë dhe 23,701 pikë me testimin me shumë bërthama. Për ta vënë në perspektivë është 23% në testimin me një bërthamë krahasuar me Ryzen 7 5800X dhe 120% më i shpejtë në testimin me shumë bërthama.

Krahasuar me paraardhësin është 7% dhe 37% më i shpejtë respektivisht. Procesorët e rinj Intel pritet të lançohet në Tetor ndërsa AMD po përgatitet për një rifreskim me procesorët Zen 4 Ryzen 7000.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: