Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Procesori i parë i Apple për laptopët mund të jetë më i shpejti në botë

Sa të vërteta mund të jenë pretendimet? Aktualisht procesori Apple A14 përdorur në iPhone 12 Pro mund të krahasohet me lehtësi me procesorët X86 në treg. A14 jo vetëm që qëndron, por mund në disa raste dizajnet e Intel e madje edhe ato të AMD Zen3.

Një analizë e detajuar nga AnandTech thotë se çipi Apple M1 me të vërtetë mund të jetë procesori më i shpejtë në botë për laptopët. Këtë pretendim bëri Apple ditën e djeshme kur prezantoi kompjuterët e parë Mac.

Edhe pse Apple kritikohet nga AnandTech, në tërësi krahasimi mes çipit të Apple dhe procesorit Intel është deri diku i saktë. Prej kohësh Apple është vënë pas Intel dhe tani mund ta ketë parakaluar.

Ndërsa nuk e kemi të qartë se çfarë grafikët tregojnë, krahasimi mes procesorëve 10W ka kuptim sepse është TDP-ja nominale e çipet përdorur në modelet MacBook Air me procesor Intel.

Apple ka arritur performancë më të lartë falë efikasitetit më të lartë të procesorit. Krahasimet e kartës grafike janë të paqarta sepse nuk dihet se me çfarë Apple krahason grafikat e saj.

Sa të vërteta mund të jenë pretendimet? Aktualisht procesori Apple A14 përdorur në iPhone 12 Pro mund të krahasohet me lehtësi me procesorët X86 në treg. A14 jo vetëm që qëndron, por mund në disa raste dizajnet e Intel e madje edhe ato të AMD Zen3.

Së fundi konsumi prej 5W i çipit të Apple ku përfshihen memoria RAM dhe grafikat është një e vërtetë e pakonstestuar krahasuar me rivalët ku vetëm procesorët e tyre konsumojnë 28W për Core i7 1185G7 dhe 45W për Ryzen 9 5950X.

Në 5 vitet e fundit Intel ka rritur performancën e thread me 28% ndërsa Apple ka përmirësuar dizajnet e veta me 198% që nga Apple A9. Në A14 tejkalon në performancë atë çfarë Intel mund të ofrojë, M1 duhet të bëjë më shumë se kaq.

Së fundi çipi i Apple nuk ka nevojë për një ventilator dhe MacBook Air, MacBook Pro dhe Mac mini kanë të gjithë dizajne pa ventilator.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Apple iPhone 11 Pro

29,990 L31,990 L
 

29,990 L31,990 L