Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Procesori i parë për smartfonët thyen barrierën 3Ghz

Procesori i ri ka grafika të reja njohur si Adreno 650, 10% më të shpejta sesa grafikat Adreno 640. Së fundi procesori i ri vjen me shpejtësi Wi-Fi deri në 3.6Gbps.

Shumica e smartfonëve të rinj 5G të debutuar këtë vit kanë procesorin Snapdragon 865, por që tashmë i përket së kaluarës. Qualcomm prezantoi një çip të ri mobil, Snapdragon 865 Plus.

Është pak më i shpejtë sesa gjenerata e kaluar dhe pavarësisht përmirësimeve modeste, mund të prisni që prodhuesit e smartfonëve ta adoptojnë për telefonët 5G.

Ajo që e diferencën Snapdragon 865 Plus është bërthama e re procesorike Kryo 585 i cili ka një frekuencë maksimale prej 3.1Ghz. E thënë ndryshe është 10% më e lartë sesa Snapdragon 865.

Procesori i ri ka grafika të reja njohur si Adreno 650, 10% më të shpejta sesa grafikat Adreno 640. Së fundi procesori i ri vjen me shpejtësi Wi-Fi deri në 3.6Gbps.

Arkitektura e tij mbetet e pandryshuar. Ka 8 bërthama procesorike dhe modemin 5G X55. Vitin e kaluar modeli Snapdragon 855 Plus u shfaq kryesisht në telefonët gaming si Asus ROG Phone II dhe Nubia Red Magic 3.

Procesori i këtij viti që sjell teknologjinë 5G është kritikuar për rritjen e çmimit të smartfonëv embi 1,000 dollarë. Snapdragon 865 Plus rrezikon ti dërgojë kostot edhe më lartë. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L