Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Prodhuesi Kinez i smartfonëve hyn vrullshëm në Evropë

Vivo shquhet për eksperimentet e shumta dhe konceptet.

Vivo, një prej markave më të mëdha të smartfonëve në botë, do të zgjerohet në Evropë. Kompania tani mund të shesë telefonë dhe aksesorë në 6 vende të ndryshme: Britani, Francë, Gjermani, Itali, Poloni dhe Spanjë.

Kompania e nisi me shitjen e modelit X51 5G, një version i ribranduar i modelit X50 lançuar në fillim të vitit.

X51 ka kamër me kënd super të gjerë dhe telefoto 2x dhe 5x, procesor Snapdragon 765 një shkallë më poshtë flagshipit, ekran 90Hz 6.56-inç 1080p OLED, 256GB memorie, bateri 4,315 mAh dhe karikimi i shpejtë 33W.

Telefoni shitet për 950 dollarë në Britani nga data 29 Tetor. Kompania do të shesë edhe modelet e lira Y70, Y20s dhe Y11s të cilët fokusohen kryesisht tek jetëgjatësia e baterisë.

Vivo zakonisht rënditet në mesin e 5 prodhuesve më të mëdhenj në botë me pjesë tregu në Kinë, Indi dhe Azinë Juglindore. Të dhënat e fundit tregojnë se është parakaluar nga Oppo, por që të dy markat i përkasin një kompanie: BKK Electronics që ka në pronësi edhe OnePlus dhe Realme.

Vivo shquhet për eksperimentet e shumta dhe konceptet. Skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe kamerat pop-up selfie kanë qenë eksperimente të kompanisë kohë përpara se të shfaqeshin tek telefonët e tjerë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: