Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Pse duhet të fikni 5G në smartfonin tuaj dhe ja sesi ta çaktivizoni

Rrjetet 5G premtojnë shpejtësi shumë të larta shkarkimi. Edhe pse po implementohet gjerësisht në shumë vende të botës, në Shqipëri ende nuk kemi hapa konkret në këtë drejtim.

Seritë Galaxy S21 dhe S22 ofrojnë mbështetje për teknologjinë 5G, dhe smartfonët mund të arrijnë shpejtësi të larta interneti kur janë të lidhura në një rrjet 5G.

Megjithatë teknologjia 5G ka edhe një efekt negativ mbi jetëgjatësinë e baterisë. Nëse dëshironi të rrisni jetëgjatësinë e baterisë ose jetoni në një vend ku kjo teknologji nuk është ende e disponueshme, fikja e 5G-së mund të jetë një domosdoshmëri.

Pse duhet të fikni 5G-në në Galaxy S21 dhe S22?

Rrjetet 5G premtojnë shpejtësi shumë të larta shkarkimi. Edhe pse po implementohet gjerësisht në shumë vende të botës, në Shqipëri ende nuk kemi hapa konkret në këtë drejtim.

Shpejtësitë më të larta të shkarkimit ofruar nga 5G-ja ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë. Në rast se jetoni në një vend ku ende nuk është e disponueshme kjo teknologji, fikja e 5G-së ndikon në përmirësimin e jetëgjatësisë së baterisë.

Ja sesi të fikni 5G

  1. Navigoni në Settings – Connections – Mobile Networks
  2. Përzgjidhni Network Mode
  3. Do të vini re disa modalitete. Përzgjidhni LTE/3G/2G(auto connect)
  4. Kjo do të çaktivizojë rrjetin 5G dhe të limitojë smartfonin vetëm në kërkimin e rrjeteve 4G LTE

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: