Monedhë

Kategoritë

2 javë më parë

Publikohen foto jozyrtare të Galaxy Z Fold dhe Z Flip dy javë përpara debutimit

Ende fotot nuk tregojnë nëse Fold 4 do të ketë të njëjtat karakteristika me modelin e kaluar siç është kamera selfie nën ekran apo një hapësirë për lapsin S Pen.

Samsung premtoi që ti bëjë telefonët me ekrane me palosje një pajisje për masat dhe deri më sot më shumë njerëz kanë përqafuar formatin e ri.

Në fakt gjiganti i teknologjisë tha se më shumë konsumatorë po blejnë Galaxy Flip 3 në vend të modeleve flagship siç janë seritë Galaxy S.

Kompania pritet të zbulojë gjeneratën e re të Galaxy Z fold dhe Z Flip më 10 Gusht por ata që nuk duan të presin deri në momentin e fundit për të mësuar më shumë rreth telefonëve, insajderi i industrisë Evan Blass ka disa fotografi.

Ai postoi imazhet e Galaxy Z Flip dhe Z Flop në ngjyra të ndryshme dhe nga kënde të ndryshme. Mbështetur në këto imazhe, Z Flip 4 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të rozë, blue, zezë dhe artë ndërsa Z Fold 4 në ngjyrë të zezë, gri të mbyllët dhe bezhë.

Në pamje të parë duken shumë të ngjashëm me gjeneratën aktuale. Ende fotot nuk tregojnë nëse Fold 4 do të ketë të njëjtat karakteristika me modelin e kaluar siç është kamera selfie nën ekran apo një hapësirë për lapsin S Pen.

Duke qenë se Galaxy Z Fold 3 ofron mbështetje për lapsin S Pen, është spekuluar se gjenerata e ardhshme do të ketë një vend për të siç kishte Galaxy Note dikur. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 54%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,490 L
Kurseni: 14,500 L
- 10%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Disc Edition

89,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 23%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

HP ProBook 440 G5 14″, 8GB, 120GB SSD, Core i5

38,490 L
Kurseni: 11,500 L
- 13%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Ninebot Max Sport Balance

64,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 6%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Sony Playstation 5 Digital Edition Console

84,990 L
Kurseni: 5,000 L
OFERTË ONLINE

Xiaomi Mi 11 Lite 5G

28,990 L31,990 L