Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Publikohen fotot e para të Galaxy Note 20

Së pari ekranet e mëdha. Note 20+ do të ketë ekran 6.9-inç si modeli S20 Ultra ndërsa modeli standard do të ketë ekran më kompakt 6.7-inç.

Familja e Galaxy Note gjithnjë merrte disa elementë nga seritë S duke i përmirësuar më tutje por këtë vit sipas burimeve të industrisë, situata do të jetë ndryshe.

OnLeaks ka publikuar disa pamje të Galaxy Note 20 dhe Note 20+ të cilët zbulojnë më pak ngjashmëri krahasuar me familjen Galaxy S20.

Së pari ekranet e mëdha. Note 20+ do të ketë ekran 6.9-inç si modeli S20 Ultra ndërsa modeli standard do të ketë ekran më kompakt 6.7-inç.

Në pjesën e pasme fshihet një kamera që përfaqëson ekselencën e Samsung. Ndërsa detajet janë të pakta, të dy modelet Note do të vinë me modulet e S20 Ultra përfshirë lenten e zmadhim periskop Note 20+.

Misteret janë të shumta por telefonët me lapsin stylus pritet të kenë dizajne më pak të lakuara sesa seritë Galaxy S20. Gjithashtu kompania me Note ofron më shumë performancë duke rezervuar më shumë RAM dhe fuqi procesorike.

Vitet e fundit Samsung ka prezantuar Galaxy Note në Gusht por impakti që pandemia e Covid-19 mund të ketë pasur lë hapësira dyshimi për debutimin e tij.

Copyright: © PCWorld Albania