Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Reklamat e Facebook do të vinë në WhatsApp

Një tjetër shqetësim është presioni rregullatorë i autoriteteve dhe hetimet e hapura ndaj kompanisë.

Facebook nuk i ka braktisur planet për të vendosur reklama në WhatsApp. Facebook ka vendosur të ecë përpara me planin e vendosjes së reklamave në WhatsApp dhe unifikimin e platformave të komunikimit.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se reklamat në WhatsApp Status, versionin e historive të Instagram, janë një mundësi afatgjatë për shërbimin.

Por si do të implementojë WhatsApp reklamat në një aplikacion me enkriptim fundor? Kompania do të përdorë numrat e telefonit për të gjetur llogaritë e Facebook dhe WhatsApp që i përkasin një përdoruesi të vetëm dhe vendosur më pas çfarë reklamash të shfaqë.

Plani është konsideruar kontrovers brenda kompanisë ndërsa disa ekzekutivë shprehen të shqetësuar se përdoruesit e WhatsApp mund të fshijnë llogaritë në Facebook.

Një tjetër shqetësim është presioni rregullatorë i autoriteteve dhe hetimet e hapura ndaj kompanisë.

Gjithësesi reklamat në WhatsApp janë larg dhe nuk do të debutojë së shpejti. Facebook e ka bërë të qartë se do të duhen vite përpara se të shkrijë me sukses infrastrukturat e aplikacioneve WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger.

Në të vërtetë është WhatsApp ai i cili do të marrë më shumë kohë për tu integruar.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 15%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Brother MFP Color Laser Printer DCP-L8410CDW

54,990 L
Kurseni: 10,000 L