Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Rritet numri i përdoruesve të Snapchat

Më impresionuese janë të ardhurat e kompanisë prej 679 milionë dollarë, ose 50% më tepër se një vit më parë duke thyer çdo pritshmëri të analistëve.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë industrinë e reklamimit, kompania pas Snapchat po kalon për mrekulli.

Aplikacioni shtoi 11 milionë përdorues të rinj në tre mujorin e tretë të vitit duke çuar numrin total të përdoruesve aktivë në ditë në 249 milionë.

Më impresionuese janë të ardhurat e kompanisë prej 679 milionë dollarë, ose 50% më tepër se një vit më parë duke thyer çdo pritshmëri të analistëve.

Për këtë rritje Snapchat drejton gishtin nga aplikacioni Android i cili u rindërtua vitin e kaluar për të ndihmuar në rritjen globale përmes lenteve virale të realitetit të shtuar.

Gjatë pandemisë kompania kishte raportuar një rritje të numrit të përdoruesve por që në Korrik po sipas Snapchat, ishte venitur sikur të mos kishte ekzistuar fare.

Snapchat mund të ketë përfituar edhe nga bojkoti i reklamimit që ju bë gjigantit të media sociale Facebook dhe ku qindra kompania ndaluan shpenzimet.

Lentet Anime lançuar së fundi përdorin teknologjinë machine learning të Snapchat dhe shndërrojnë njerëzit në karaktere të animuara. Në javën e parë të debutimit këto lente ishin përdorur 3 miliardë herë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: