Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Rrotat e Mac Pro kushtojnë më shumë se një laptop me harduer të mesëm

Në rast se këto rrota të quajtur Mac Pro Wheels Kit blihen së bashku me konfigurimin e Mac Pro kushtojnë 400 dollarë.

E mbani mend kompjuterin e ri Mac Pro që Apple nxori në shitje në Dhjetor dhe që kishte një çmim fillestar prej 6,000 dollarësh?

Epo tani kompania ka nxjerrë në shitje rrotat e Mac Pro për ata që nuk duan këmbë për kompjuterin.

Mac Pro është i konfiguruar me këmbë standard por nëse ka ndonjë që kërkon mobilitet atëherë vetëm rrotat prej çeliku të kompjuterit kushtojnë 700 dollarë.

Në rast se këto rrota të quajtur Mac Pro Wheels Kit blihen së bashku me konfigurimin e Mac Pro kushtojnë 400 dollarë.

Por nuk përfundon këtu sepse këmbët Mac Pro Feet Kit kushtojnë 299 dollarë. Këmbët janë për ata raste kur përdoruesi nuk dëshiron që Mac Pro të jetë statik.

Apple thotë se të dy konfigurimet tashmë janë të disponueshme për tu porositur. Edhe pse çmimi bazë fillon nga 5,999 dollarë, nëse konsiderohen kapacitetet maksimale, vlera e tij shkon në më shumë se 50,000 dollarë pa përfshirë as ekranin e as softuerin.

Mac i ri është përditësimi i parë i kompjuteri që prej 2013 dhe përfaqëson përpjekjet e Apple për të rifituar besimin e profesionistëve të cilët kanë shkuar drejt Windows.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: