Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Ryzen 7000 “Raphael” vjen më 15 Shtator

AMD pretendon për rritje të IPC( Instrusction per Clock) me 8%, të performancës me një bërthamë me 15% dhe performancës me shumë bërthama me 35%.

Ryzen 7000 “Raphael” vjen më 15 Shtator

Ndërsa AMD ka konfirmuar se zyrtarisht do të prezantojë procesorët e rinj Ryzen 7000 me emrin e koduar “Raphael”, Wccftech raportoi se tashmë ka një datë fikse.

Bazuar në informacionet që Wccftech ka, AMD do të prezantojë procesorët Ryzen 7000 më 29 Gusht ndërsa do të dalin në shitje nga data 15 Shtator.

Sipas informacioneve të raportuar deri më sot, AMD pritet të zbulojë katër procesorë të rinj:

  • Ryzen 9 7950X
  • Ryzen 9 7900X
  • Ryzen 7 7700X
  • Ryzen 5 7600X

Ryzen 9 7950X është një procesor me 16 bërthama dhe 32 fije bazuar në arkitekturën 5-nanometër të TSMC me frekuencë turbo deri në 5.5Ghz. procesori ka një TDP 105-170-vat.

Ryzen 9 7900X numëron 12 bërthama dhe 24 fije me frekuencë turbo deri në 5.4Ghz duke ruajtur të njëjtën TDP me flagshipin.

Ryzen 7 7700X ka 8 bërthama dhe 16 fije me frekuencë deri në 5.3Ghz dhe ryzen 7 5600X është një çip me 6 bërthama dhe 12 fije me frekuencë turbo deri në 5.2Ghz. ato kanë një TDP 65-125vat secili.

Ajo që bie në sy është se AMD ka vendosur të ruajë konfigurimin tradicional të bërthamave dhe fijeve ndryshe nga Intel që vitin e kaluar me Alder Lake implementoi arkitekturën Big.Little ngjashëm me çipet e Apple dhe Qualcomm.

Kështu pamë variantet K si 12600K, 12700K dhe 12900K me konfigurime ndryshe si 10 bërthama dhe 16 fije apo 12 bërthama dhe 20 fije ose 16 bërthama dhe 24 fije. Kjo sepse Intel ndau bërthamat në performance dhe efikasiteti ku këta të fundit janë në konfigurim 1/1 bërthamë dhe fije.

Në rastin e AMD Ryzen 7000 të gjitha bërthamat janë performance.

Gjithashtu presim me Ryzen 7000 të shohim valën e parë të pllakave amë të serive 600 si X670E dhe X670 ndjekur nga B650E dhe B650 pak javë më pas.

AMD pretendon për rritje të IPC( Instrusction per Clock) me 8%, të performancës me një bërthamë me 15% dhe performancës me shumë bërthama me 35%.

Së fundi AMD do të ofrojë mbështetje vetëm për RAM DDR5 ndryshe nga Intel dhe gjeneratat Alder dhe Raptor Lake të cilët do të mbështetin edhe DDR4.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: