Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Sa Bitcoin ka në pronësi krijuesi Satoshi Nakamoto?

Së fundi ka pasur spekulime se Satoshi mund të ketë zhvendosur 50BTC nga një bllok i 2009 dhe zhvendosur tek një adoptues i hershëm i kriptomonedhës.

Krijuesi enigmatik i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, ishte personi i parë që gërmoi një kriptomonedhë në atë kohë kur shpërblimi për një bllok të gërmuar shpërblehej me 50 bitcoin.

Sipas përllogaritjeve Nakamoto mund të ketë gërmuar afro 1.1 milionë bitcoin, një pasuri që me vlerën e kriptomonedhës sot i kalon 10 miliardë dollarë.

Ndryshe nga gërmuesit e sotëm të bitcoin, Satoshi nuk i ndau këto shpërblime me mijëra gërmues të tjerë që janë sot dhe i gjithë shpërblimi ka shkuar vetëm për të. Atë kohë bitcoin kishte vlerë paktikisht zero.mes Janarit dhe Korrikut 2009 Satoshi mund të ketë gërmuar 1 milionë bitcoin në total.

Edhe pse informacionet nuk janë 100% të sigurta, disa hulumtime realizuar kanë dhënë shifra të përafërta. Në raportin e hulumtuesit Sergio Demian Lerner, gjatë periudhës 1 Janar 2009 deri më 25 Janar 2010 janë gërmuar 36288 blloqe dhe të gjitha nga një entitet i vetëm.

Lerner e quante “Satoshi Pattern” për të përshkruar blloqet e gërmuara nga ky entitet. Me vlerën që bitcoin ka sot, 1 milionë do të këmbeheshin me 10 miliardë dollarë.

Së fundi ka pasur spekulime se Satoshi mund të ketë zhvendosur 50BTC nga një bllok i 2009 dhe zhvendosur tek një adoptues i hershëm i kriptomonedhës. Kjo provon se Satoshi ende ka akses në çelësat privatë që kanë këto bitcoin. Deri më sot kanë qenë disa persona që publikisht kanë thënë se janë Satoshi Nakamoto si Craig Wright, Jorg Molt, Bilal Khalid dhe Debo Guidos.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 23%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Airpods 2nd Generation

9,990 L
Kurseni: 3,000 L