Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Sa kushtojnë transaksionet në kriptomonedha, një hulumtues ka përgjigjen

Bitcoin përdoret për pagesa. 20% e transaksioneve në Bitcoin kanë kushtuar më shumë se 900 dollarë.

Një studim i ri tregon se 58% e transaksioneve në kriptomonedhën Ethereum kanë kushtuar më pak se 20 dollarë dhe 80% e tyre nën 90 dollarë për transaksion.

Të dhënat e përpiluara nga bashkëthemeluesi i D5 Alex Svanevik sugjerojnë se pronarët e Bitcoin janë më të prirur të shpenzojnë në transaksione sesa ata të Ethereum.

Si rezultat kjo reflekton mënyrën sesi njerëzit përdorin Ethereum. Kjo kriptomonedhë është shumë popullor në aplikacionet e decentralizuara se pranon mikro-transaksione.

Bitcoin nga ana tjetër përdoret për pagesa. 20% e transaksioneve në Bitcoin kanë kushtuar më shumë se 900 dollarë.

Sa i përket stablecoins, kriptomonedha vlera e të cilave është e lidhur ngushtë me paratë tradicionale si dollari Amerikan, Svanevik gjeti se 40% e transaksioneve të tyre kushtonin mes 100 deri në 1,000 dollarë.

Për stablecoin më popullor Tether që është i lidhur ngushtë me dollarin, kjo statistikë ishte 45%.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: