Monedhë

Kategoritë

11 muaj më parë

Samsung dorëzohet përballë rivalit vendas LG

Reuters raportoi se LG Display tani do të furnizojë Samsung me 2 milionë panele OLED në 2024-ën, 3 milionë në 2025 dhe 5 milionë në 2026.

Samsung dorëzohet përballë rivalit vendas LG

Raportohet se Samsung ka nënshkruar një marrëveshje për panelet OLED të LG raportoi Reuters.

LG Display do të furnizojë Samsung me panele OLED të segmentit të lartë prej 77-inç dhe 83-inç, një marrëveshje e cila do të sigurojë fitime për LG në një treg me konkurrencë nga rivalët Kinezë.

Është hera e parë që Samsung blen panele OLED nga rivali Koreano-Jugor pas disa vitesh spekulime rreth marrëveshjeve të ngjashme. Gjithashtu është një pranim i disfatës nga Samsung që ndaloi të prodhuari televizorë OLED në 2015-ën duke cituar koston e lartë.

Samsung vendosi të përqendrohet tek panelet më inferiore QLED për televizorët e saj, një variancion i LED LCD, por modelet OLED ka dominuar segmentin Premium.

Kompania u rikthye tek OLED me televizorin e parë QD-OLED lançuar vitin e kaluar dhe Samsung Display furnizon me panele OLED Sony për televizorin QD-OLED.

Reuters raportoi se LG Display tani do të furnizojë Samsung me 2 milionë panele OLED në 2024-ën, 3 milionë në 2025 dhe 5 milionë në 2026.

Aktualisht LG ka 50 përqind të tregut të televizorëve OLED ndjekur nga Sony me 26 përqind dhe Samsung vetëm 6 përqind.

Edhe pse Samsung ka dominuar tregun global të TV për 17 vite me radhës, konkurrenca e egër nga rivalët Kinezë dëmtoi rëndë gjigantin Korean.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: