Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung nuk do të prodhojë më një kategori ekranesh

Tani e tutje Samsung do të përqendrohet tek ekranet OLED dhe Quantum Dot. Punonjësit e divizionit LCD do të kalojnë tek biznesi QD.

Samsung nuk do të prodhojë më një kategori ekranesh

Dikur një lider në tregun e ekraneve LCD, Samsung ka vendosur të largohet prej këtij biznesi për disa arsye.

Gjiganti Korean është njohur si një prej prodhuesve kryesor të ekraneve në industri, ekrane të cilat përdoreshin nga TV, tek smartfonët, tabletët etj. Pavarësisht suksesit, The Korea Times, tha se kompania do të largohet nga ky biznes për shkak të çmimeve në rënie dhe rritjes së konkurrencës nga kompanitë Kineze dhe Tajvaneze.

Lëvizja pritej prej kohësh ndërsa divizioni kishte kërkuar mbylljen që në fund të 2020. Ishte kërkesa në rritje pas pandemisë që bëri Samsung ta mbante biznesin aktiv. Me kërkesën që po stabilizohet tashmë, kompania nuk mund të justifikojë më vazhdimin e operacioneve sidomos kohët e fundit ku çmimet janë 58% më lirë krahasuar me Qershorin 2021.

Tani e tutje Samsung do të përqendrohet tek ekranet OLED dhe Quantum Dot. Punonjësit e divizionit LCD do të kalojnë tek biznesi QD. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: