Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Samsung planifikon kamera 600-megapiksel

Samsung është duke përgatitur sensorë masivë kamerash ku përmenden deri në 600-megapikselë.

Samsung planifikon kamera 600-megapiksel

Samsung ka qenë një prej kompanive në gjurmët e të cilës kanë ecur shumë të tjera kur flitet për garën e megapikselëve. Por gjiganti Korean duket se nuk ka për tu ndaluar me vendosjen e më shumë pikselëve në sensorët e kamerave.

Sipas një raporti, Samsung është duke përgatitur sensorë masivë kamerash ku përmenden deri në 600-megapikselë. Për momentin duket si një ëndërr, por Samsung a ka bërë objektiv në një të ardhme jo të largët.

Në një intervistë për Android Authority, drejtues të Samsung Semiconductor, divizioni përgjegjës pranë konglomeratit për ndërtimin e çipeve dhe sensorëve të kamerave, ishte shprehur se objektivi i ardhshëm për industrinë ishin kamerat 500-megapiksel.

Në teori për ndërtimin e një sensori të tillë me teknologjinë 0.8um të madhësisë së pikselëve, një sensor 600-megapiksel do të kërkon trashësi prej 22mm, ose 3 herë më shumë sesa trashësia e sensorit të Galaxy S20.

Gjithashtu do të zinte 4 herë më shumë hapësirë sesa sensorët aktualë 108-megapiksel.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: