Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Samsung prezanton çipin që rrëzon monopolin në 5-nanometër

Kompania ka prezantuar procesorin e parë me arkitekturën 5-nanometër, Exynos 1080, i cili do të shfaqet në disa modele smartfonësh vitin e ardhshëm.

Samsung nuk po përgatitet të prezantojë një telefon të ri gjatë kësaj periudhe, por nuk do të thotë se nuk po punon në procesorët për telefonët e saj.

Kompania ka prezantuar procesorin e parë me arkitekturën 5-nanometër, Exynos 1080, i cili do të shfaqet në disa modele smartfonësh vitin e ardhshëm.

Procesori është zhvilluar në bashkëpunim me Vivo dhe veçantia e tij qëndron tek modemi 5G mmWave i integruar.

Procesori ka 8 bërthama të cilët ndahen në një bërthamë 2.8Ghz A78, tre bërthama 2.2Ghz A78 dhe një bërthamë A55 2.0Ghz. Kjo është sa i përket gjysmës së procesorit ndërsa në gjysmën tjetër gjenden katër bërthama A55 2.0Ghz dhe një GPU Mali G78 me mbështetje për ekrane QHD 90Hz.

Nuk është risi për ju, arkitektura 5-nanometër tregon madhësinë e tranzistorëve dhe sa më të vegjël aq më shumë prej tyre kompanitë mund të vendosin në një çip të vetëm duke rritur kështu performancën dhe fuqinë.

Apple prezantoi me iPhone 12 çipin e parë në botë 5-nanometër A14 në bashkëpunim me TSMC. Është e njëjta teknologji e përdorur nga Huawei për çipin Kirin 9000.

Prodhimi i një çipi të tillë nga Samsung do të thotë se TSMC nuk ka më monopolin e saj.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: