Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Samsung prezanton telefonin 5G me koston më të përballueshme

Samsung nuk dha detaje të shumta rreth telefonit por e dimë se ka ekran 6.6-inç Super AMOLED me katër kamera të pasme.

Përgjatë 2020-ës Samsung është përpjekur të ndërtojë smartfonë 5G në secilën kategori çmimi. Në aktivitetin IFA kompania vijoi me strategjinë e saj duke prezantuar Galaxy A42 5G.

Samsung nuk dha detaje të shumta rreth telefonit por e dimë se ka ekran 6.6-inç Super AMOLED me katër kamera të pasme. Siç mund të shikoni edhe nga imazhi më sipër, ka një dizajn që nuk e shikoni shpesh tek një smartfon Samsung.

Paneli i pasmë bulohet nga një sipërfaqe shumëngjyrëshe. Ekrani ka braktisur kamerën selfie infinity-O në favor të një kamere në stilin “notch.”

Samsung ka në plan ta shesë këtë model drejt fundit të vitit por nuk e dimë sesa do të kushtojë dhe kur do të debutojë. Bazuar në numrin e modelit presim që të kushtojë më pak sesa A51 5G dhe A71 5G të cilët sillen rreth 500 dhe 600 dollarë respektivisht.

Samsung gjithashtu prezantoi edhe një tablet, Galaxy Tab A7. Në lidhje me tabletin kompania nuk mbajti shumë sekrete. Ka ekran 10.4-inç dhe mbulon 80% të sipërfaqes të tabletit.

Vjen me katër altoparlentë Dolby Atmos dhe nga fotot mund të vihet re një portë kufjesh 3.5mm dhe një portë e kartës SIM. Si me A42 5G, Samsung nuk zbuloi as çmimin as disponueshmërinë. Tab A7 është një alternativë e lirë e flagshipëve Tab S7 dhe S7+.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: