Monedhë

Kategoritë

2 muaj më parë

Samsung prodhon çipet e para 3-nanometër

Zëvendës presidenti i Samsung Foundry tha se pengesat teknologjike për zhvillimin e çipeve 3-nanometër u kapërcyen me bashkëpunim përtej kompanisë.

Javën e kaluar Samsung tha se do të prezantonte çipin e parë në botë me procesin 3-nanometër më 25 Korrik.

Sot gjiganti Korean mbajti një ceremoni për dërgesat e para të çipeve 3-nanometër tek konsumatorët.

Evenimenti u ndoq nga mëse 100 persona përfshirë Ministrin e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë. Samsung shprehu ambiciet për tu bërë lider në botë i teknologjive inovative.

Zëvendës presidenti i Samsung Foundry tha se pengesat teknologjike për zhvillimin e çipeve 3-nanometër u kapërcyen me bashkëpunim përtej kompanisë.

Çipet 3-nanometër të Samsung përdorin teknologjinë GAA për efikasitet të lartë dhe performancë më të shpejtë sesa teknologjia ekzistuese FinFET. Kjo teknologji do të përdoret për prodhimin e çipeve kompjuterike të performancës së lartë për serverët dhe qendrat e të dhënave

Por gjithashtu edhe tek smartfonët, tabletët, laptopët, dhe kompjuterët e rangut të lartë fillimisht.

Kompania tha se zhvillimi i teknologjisë GAA (Gate All Around) kishte nisur në 2000 dhe për herë të parë është aplikuar në çipet 3-nanometër në 2017-ën. Pas vitesh eksperimentime, kompania filloi prodhimin e çipeve të reja.

TSMC, rivali kryesor i Samsung pritet të sjellë çipet 3-nanometër në tre mujorin e katërt të 2022. Të dy firmat do të luftojnë për të marrë porosi nga klientë si AMD, Apple, MediaTek, Nvidia dhe Qualcom.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 52%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

TCL Tab 10s, WiFi Only

12,990 L
Kurseni: 14,000 L
- 28%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Kids E07 Smart Watch

1,790 L
Kurseni: 700 L
- 40%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Game Box Power M3

2,990 L
Kurseni: 2,000 L
- 18%
OFERTË ONLINE
Ofertë!

Apple Airpods Pro with Magsafe Charging Case

23,490 L
Kurseni: 5,000 L