Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung raporton fitime rekord

Kërkesa për produkte nga divizioni mobil shënoi rënie. Fitimi i kompanisë ishte 3 miliardë dollarë nga 25.5 miliardë dollarë të ardhura.

Samsung raporton fitime rekord

Samsung raportoi një rritje masive të fitimeve për tre muajt e parë të 2022 falë kërkesës në rritje për çipe memorie dhe shitjeve të larta të modeleve flagship Galaxy.

Gjiganti Korean i teknologjisë postoi një fitim prej 11.12 miliardë dollarësh, ose 51% më shumë sesa e njëjta periudhë një vit më parë.

Të ardhurat gjithashtu ishin në nivele rekord prej 61.2 miliardë dollarë. Divizioni i çipeve të memories ishte më fitimprurësi për kompaninë duke tejkaluar parashikime.

Vetëm ky divizion gjeneroi 21.14 miliardë dollarë të ardhura.

Kërkesa për produkte nga divizioni mobil shënoi rënie. Fitimi i kompanisë ishte 3 miliardë dollarë nga 25.5 miliardë dollarë të ardhura.

Është pikërisht ky divizion përgjegjës për smartfonët e kompanisë. Shitjet e larta të Galaxy S22 Ultra do modeleve të rangut të mesëm me teknologjinë 5G kanë përmirësuar ndjeshëm kërkesën pavarësisht paqartësive shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.

Copyright: © PCWorld Albania