Monedhë

Kategoritë

2 vjet më parë

Samsung thotë se ka shitur 10 milionë telefonë me ekrane me palosje

Shifra e shitjeve që Samsung pretendon është ndjeshëm më e lartë sesa firma analitike IDC kishte raportuar në Shkurt.

Vetëm pak javë para evenimentin Unpacked, Samsung zbuloi se afro 10 milionë telefonë me ekrane me palosje janë shitur në mbarë botën.

Në një postim në Newsroom, shefi i eksperiencave mobile pranë kompanisë Dr. TM Roh tha se një rritje me 300% krahasuar me 2020 ka ndodhur.

Shumica e konsumatorëve, kanë shkruar për modelin e palosjes në formë guacke si Galaxy Z Flip.

Shifra e shitjeve që Samsung pretendon është ndjeshëm më e lartë sesa firma analitike IDC kishte raportuar në Shkurt.

Sipas International Data Coporation, shitjet globale të smartfonëve me ekrane me palosje ishin 7.1 milionë në 2021. Sido që të jetë e vërteta, Samsung vitin e kaluar raportoi rritje të ardhurash, mbase për shkak të shitjes së telefonëve me ekrane me palosje.

Samsung pritet që të zbulojë gjeneratën e re të tyre më 10 Gusht.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: