Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Samsung zbret çmimin e Galaxy Z Flip

Reduktimi i çmimit vjen në një kohë kur presidenti Samsung Mobile kishte premtuar që telefonët me ekrane që palosen do të jenë më të aksesueshëm për të gjithë në 2021

Samsung zbret çmimin e Galaxy Z Flip

Samsung ka zbritur çmimin e telefonit me palosje Galaxy Flip 5G me 250 dollarë. Tani smartfoni do të shitet për 1,199 dollarë, duke reduktuar ndjeshëm çmimin prej afro 1,449 dollarë të kërkuar në Korrik të 2020-ës.

Megjithatë janë dy gjëra që duhet të merren në konsideratë. Së pari telefoni është 6 muaj i vjetër dhe së dyti është i njëjti dizajn që Samsung lançoi në Shkurt të vitit të kaluar për variantin jo 5G.

Gjithashtu telefoni mbetet tejet i kushtueshëm për të njëjtat specifika dhe funksionalitete si Galaxy S20 FE 5G që mund të blihet për 700 dollarë.

Reduktimi i çmimit vjen në një kohë kur presidenti Samsung Mobile kishte premtuar që telefonët me ekrane që palosen do të jenë më të aksesueshëm për të gjithë në 2021.

Këtë vit presim një version të ri të Z Fold me mbështetje për lapsat stylus por nuk dihet se kur Samsung ka planifikuar ta lançojë. Sa i përket modelit Z Flip nuk është e qartë çfarë nënkupton rënia e çmimit në lidhje me modelin e ri.

Z Flip është smartfoni më i mirë në treg që paloset në formë guacke por është një treg i vogël. I vetmi konkurrent është Motorola Razr 5G i cili gjithashtu shitet për 1,200 dollarë nga 1,400 dollarë që ishte çmimi origjinal.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: